Google ADS

Obama u bën thirrje grave që të udhëheqin, sepse “burrat duket që kanë probleme”

23:54 | 2 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, u ka bërë thirrje grave që të vendosen në pozita vendimarrëse , pasi “burrat duket se kanë shumë probleme këto ditë”.

“Jo për të përgjithsuar, por duket se gratë kanë kapacitet më të mirë se meshkujt, pjesërisht për shkak të socializimit të tyre”, tha Obama gjatë një vizite në Paris, shkruan AFP, transmeton portali arbresh.info

Ai nuk ka përmendur asnjë lider mashkull që po shfaq aktualisht probleme, por ka folur për “rëndësinë e përqendrimit më të madh të vënies së grave në pushtet”, sepse sipas tij “këto ditë meshkujt kanë probleme”.

Obama është përgjigjur një pyetjeje për cilësitë e lidershipit për të ardhmen, në veprimtarinë e organizuar nga një rrjet profesionistësh të komunikimit të njohur si “Les Napoleons”.

Presidenti demokrat që mbajti dy mandate, ka theksuar se ka vlerëson njerëzit që hedhin dyshime mbi veten dhe te ata rreth tyre./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme