Eden Hazard shkëlqeu në fitoren e Chelseat ndaj Newcastle me rezultat 3 me 1.
Reprezentuesi belg ishte lojtari më i mirë në Stamford Brigde, duke shënuar dy gola.
Por, Hazardit iu mohua mundësia për të shënuar hat-trick nga Conte, pasi e zëvendësoi atë me Willianin në 12 minutat e fundit të ndeshjes, raporton “Metro.co.uk”, transmeton arbresh.info.
Hazard është pyetur nga Sky Sports se a është i zemëruar me vendimin e trajnerit italian.
“Jo, unë mendoj se të gjithë lojtarët dëshirojnë të luajnë”, tha Hazard për Sky Sports.
“Ne do të luajmë të martën, pra pushimi është i mirë. Por, natyrisht kur i shënojë dy gola, une e dua edhe hat-trickun”, shtoi belgu.
“Por, unë do t’i lejojë që të shënojnë edhe të tjerët, nuk është ndonjë problem”, përfundoi 26 vjeçari.
Hazard është në top formë në këtë sezon, duke shënuar tetë gola në 18 paraqitje për kampionët aktual. /arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...