Një copë djath në ditë e mban larg mjekun

22:58 | 2 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Djathi ka reputacion jo edhe aq të mirë për shëndetin, por një studim i fundit thekson se konsumimi i djathit në baza ditore mund të zvogëlojë gjasat për zhvilimin  e sëmundjeve të zemrës.

Konsumimi i rreth 40g në ditë, mund të zvogëlojë rrezikun për sëmundjet e zemrës deri në 14 përqind, shkruan Journal of Nutrition, transmeton portali arbresh.info

Studimi kines ka hulumtuar francezët, të cilët kanë dietë të pasur me kolesterol dhe yndyra. Në studimin e quajtur “Paradoksi francez” është gjetur se ata kanë norma të ulëta të sëmundjes së zemrës.

Ndonëse djathi përmban nivel të lartë të yndyrës, studimi ka gjetur se sasi e kalciumit që përmban ndihmon në sëmundjet e zemrës.

Përveç kësaj, studimi i kryer nga Universiteti Soochoë, ka gjetur se djathi përmban acid që mund të ndihmojë në parandalimin e bllokimit të arterieve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme