Dalin shifrat e para të përmbytjeve që nisën mbrëmjen e së enjtes dhe vijojnë ende. Sipas tyre që u raportuan në Komitetin e Koordinimit dhe Menaxhimit të Emergjencave Civile raportohet se ka rreth 3193 banesa të përmbytura, 40 biznese, 7874 ha tokë e përmbytur si dhe 1594 persona të evakuuar.
Sipas të njëjtave burime prurjet në Vjosë janë 2200 metër kub për sekondë. Në hartën e përmbytjeve dhe problematikës është shtuar Korça dhe Përmeti.
“Fierza nën nivelin kritik, por afër. Komani dhe Vau Dejës në këtë nivel dhe po bëjnë shkarkime. Kemi rreth 507 familje të evakuuar 1594 persona të evakuuar. Rrugët kryesisht të lira. Arteriet kryesore funksionale. Energjia elektrike është afër normalitetit. Ka pasur disa probleme tek ujësjellësit, tek i Bovillës, Krujës. Ka rreth 3193 banesa të përmbytura, 40 biznese, 7874 ha tokë e përmbytur. 49 shkolla janë të të dëmtuara”, – bëri të ditur këshilltari i kryeministrit Rama.
Drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi tha se janë dëmtuar në të gjithë vendin 13 ura dhe theksoi se prurjet e Vjosës janë më masive se në vitin 2015./lajmi.al
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...