Jose Mourinho nuk parkoi autobusin ndaj një rivali direkt siç ka bërë zakonisht, por ai kishte David De Gea-n teksa Arsenal kishte 15 goditje drejt portës dhe 75% të mbajtjes së topit por janë kapur në mënyrë të pamëshirshme nga kundërsulmet e United.
Trajneri portugez nuk ishte i lumtur me Arsenal dhe i ka akuzuar për simulime dhe ka bërë edhe një koment ironik për sa i përket gjendjes fizike të Lacazette.
“Ishte një ndeshje fenomenale. Më pëlqeu shumë mënyra se si luajti skuadra ime. Lojtarët e mi i meritonin tri pikët,” e nis trajneri i Djajve, përcjellë Telesport.
“Dua të përgëzoj departamentin mjekësor të United. Arritën që të rikuperonin Matic nga një mbase në një po. Por departamenti mjekësor i Arsenal arriti të rikuperonte një lojtar nga një jo te një 90 minutësh i plotë. I përgëzoj të gjithë.
"I think the players deserve all the good words we can find for them."
Jose Mourinho was full of praise for his players after a thrilling win at Arsenal. #MUFC pic.twitter.com/5qg3kv1eL5
— Manchester United (@ManUtd) December 2, 2017
“Kartoni i Kuq? Nuk e pashë. Nuk isha duke parë në atë drejtim. E di që Paul është shumë i mërzitur. Të gjithë e dinë që Paul është një lojtar i pastër dhe nuk ishte qëllimi i tij të ndërhynte në atë mënyrë.
“Jemi të dytët në renditje. Arritëm të fitonim katër ndeshje radhazi, dy brenda dhe dy jashtë. Nuk kemi mesazh për Manchester City-t. Tani e ka radhën CSKA.”
Çdo gjë është gati për javën e ardhshme teksa United do të presë Manchester City-n në derbin e titullit në Premier League. /Telesport/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?