Ish-presidenti i Jemenit ka deklaruar se ai është i hapur për bisedime me koalicionin e udhëhequr nga sauditët.
Ali Abdullah Saleh përmes një deklarate televizive ka bërë të ditur se ai është gati që të “kthejë faqen” nëse koalicioni ndal sulmet, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info
Koalicioni ka vlerësuar ofertën e tij, por rebelët Houthi dhe aleatët e kanë akuzuar atë për “grusht shtet”.
Përleshjet midis forcave të Saleh dhe luftëtarëve të Houthit shpërthyen të mërkurën.
Kryqi i Kuq ka deklaruar se dhjetëra luftëtarë janë vrarë në luftime dhe qindra kanë mbetur të plagosur.
Houthët që mbështetën nga Irani, janë kundërshtarë të Saleh që nga viti 2014.
Mediat e huaja kanë raportuar se luftime janë zhvillyar në Sanaa./arbresh.info/
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare