Google ADS

Hamasi paralajmëron SHBA-të kundër lëvizjes së ambasadës në Jerusalem

20:52 | 2 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Mes disa raportimeve të mediave të huaja dhe pretimit të bërë gjatë fushatës së presidenciale, Trump pritet të njohë Jersualemin si kryeqytet të Izraelit dhe më pas pritet zhvendosja e ambasadës së SHBA-ve nga Tel-Avivi.

Lëvizja palestineve e rezistencës Hamas ka bërë thirrje që SHBA-të të heqin dorë nga planet e saj për të lëvizur ambasadën e vendit nga Tel Aviv në Jeruslamen, shkruan “Press TV”, transmeton portali arbresh.info

Në deklaratën e organizatës thuhet se një veprim i tillë do të thotë “sulm i amerikanëve mbi qytetin dhe legjitimitet i Izraelit”.

Deklarata përshkruan një veprim të tillë si një shkelje e ligjit ndërkombëtar lidhur me Jerusalemin dhe  thekson se ky veprim mund të sjellë pasoja të mëdha për palestinezët, duke përfshirë edhe dëbimin e tyre.

“Asnjë vendim nuk do të ndryshonte faktin se al-Kuds (Jerusalemi) është me indentitet arab dhe islamik dhe se është pjesë e tokës palestineve”, tha Hamas.

Jerusalemi konsiderohet si vend i shenjtë për hebrenjtë, myslimanët dhe të krishterët./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme