Manchester United ka fituar derbin e xhiros së 15-të të Premierligës ndaj Arsenalit me rezultat 1 me 3.
Kjo ndeshje po cilësohet si më e mira e sezonit deri tani, pasi u zhvillua një super ndeshje nga të dy skuadrat. Kishte gola, aksione të bukura, kartona të verdhë e të kuq, pritje briliante nga të dy portierët, Peter Chech dhe David De Gea.
Por, më meritori për fitoren e skuadrës së Jose Mourinhos, pa dyshim që ishte portieri spanjoll, David De Gea, i cili me pritjet e tij nuk lejoi Arsenalin të rikthehej në lojë.
De Gea në këtë ndeshje ka bërë 14 pritje dhe është portieri i parë që e ka arritur këtë statistik në histori të Premierligës Angleze, shkruan arbresh.info.
Spanjolli në këtë ndeshje u vlerësua me notën 10 dhe u shpall lojtari i ndeshjes.
Reprezentuesi spanjoll tashmë konsiderohet si portieri numër një i botës dhe pritet që vazhdojë më këso paraqitjesh. /arbresh.info/
https://twitter.com/FootbalIhub/status/937043648897863680
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...