Google ADS

Pacolli vlerëson vendimin e ministrit Sefaj për dërgimin e ekipeve të shpëtimit në Shqipëri

20:21 | 2 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri njëherësh ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka vlerësuar vendimin e Ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Flamur Sefaj, për dërgimin e ekipeve të shpëtimit që t’ju dal në ndihmë banorëve të prekur nga vërshimet në Shqipëri, përcjell arbresh.info.

Ai ka thënë se ndihet krenar me ekipin e shpëtimit dhe ekspertët për vlerësimin e situatës nga Agjencia për Menaxhim të Emergjencave.

Postimi i plotë:

E vlerësoj jashtëzakonisht shumë vendimin e Ministrit të Brendshëm të Kosovës z. Flamur Sefaj për dërgimin e ekipeve të shpëtimit në ndihmë për bashkëkombasit tanë në Shqipëri, të cilët po përballen me vërshime të mëdha. Krenar me djemt dhe vajzat ekspertë të Agjencisë për menaxhimin e emergjencave. Jemi bashkë.

https://www.facebook.com/sefajflamur/videos/vb.1556259557730615/1626034904086413/?type=2&theater

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme