Google ADS

Spektakël në Emirates, “Djajtë e Kuq” rrëmbejnë tri pikë ndaj Arsenalit superior

20:24 | 2 Dhjetor 2017
Arbresh Info

Arsenali është mposhtur me rezultat 1 me 3 në derbin ndaj Manchester United në kuadër të xhiros së 15-të në Premierë Ligë.

Nikoqirët e nisën ndeshjen në formë të tmerrshme, gjë e cila edhe i kushtoi skuadrës së trajnerit Arsene Wenger, shkruan portali arbresh.info. Pas një gabim në pasim në mesfushë, “Djajtë e Kuq” krijuan disa kombinime të bukura por Antonio Valencia dërgoi në epërsi skuadrën e tij.

Anësori 32-vjeçar shënoi për 0 me 1 në minutën 4′ pas një goditje të fuqishme që ishte e pandalshme nga Nacho Monreal dhe portieri Petr Cech. Pak minuta më vonë, Manchester United dyfishoi epërsinë dhe sërish si rezultat i një pasimi të gabuar.

Këtë ishte Shkodran Mustafi lojtari i cili u tregua i pakujdesshëm. Mbrojtësi shqiptar nuk i përballoi presionit nga Jesse Ligard, i cili edhe realizoi golin e dytë (11′) pas asistimit nga Anthony Martial. Reprezentuesi shqiptar i Gjermanisë u detyrua të largohet nga fusha katër minuta më vonë për shkak të lëndimit dhe si zëvendësues i tij hyri mesfushori nigerian Alex Iwobi.

Lacazette duke festuar golin ndaj Manchester United

“Topçinjtë” u rikthyen në minutat në vazhdim duke dominuar plotësisht në Emirates. Alexandre Lacazette dhe Granit Xhaka humbën nga një shans të artë disa sekonda pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë, shkruan portali arbresh.info.

Sulmuesi Alexandre Lacazette realizoi për 1 me 2 në minutën e 49′ të pjesës së dytë në një përballje direkte me portierin David De Gea. Aaron Ramsey bëri një asistim të klasit botëror për superyllin francez që pas shumë përpjekjeve mposhti shënjestrën e Real Madridit.

Sidoqoftë, skuadra e Jose Mourinhos arriti të realizojë sërish kundër Arsenalit. Në një kundërsulm të shpejtë, Jesse Lingard realizoi golin e dytë personal pas asistimit nga Paul Pogba, i cili më pas u ndëshkua direkt me karton të kuq nga gjyqtari Andre Marriner pas ndërhyrjes së tmerrshme ndaj Hector Bellerinit.

Jessie Lingard duke festuar golin e dytë personal ndaj Arsenalit

Wenger bëri disa ndryshime të papritura në vazhdim duke përforcuar vetëm linjën frontale. Trajneri francezi inkuadroi në fushë Oliver Giroud si zëvendësues të Sead Kolasinacit dhe Danny Welbeckin si zëvendësues të Granit Xhakës, por gjiganti londinez nuk arriti të realizojë sërish ndaj spanjollit De Gea që ishte i jashtëzakonshëm mbrëmjen e sotme.

Arsenali tani ka 28 pikë dhe qëndron në pozitën e pestë në tabelë, ndërsa Manchester United ka 35 pikë në pozitën e dytë./arbresh.info/

Shikoni golat dhe rastet më të mira të ndeshjes:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme