Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar se veprimet e ish-këshilltarir të sigurimit kombëtar Michael Flynn pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 ishin “të ligjshme”.
Flynn ka hyrë në një marrëveshje ku ka pranuar fajësinë dhe ka rënë dakord që të bashkëpunojë në hetimin për marrëveshjen e dyshuar mes ekipit të Trump dhe zyrtarëve rusë, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info
Presidenti përmes një postimi në Tëitter tha se “ai e shkarkoi Flynn sepse ai gënjeu nënkryetarin dhe FBI-në”.
Ai tha se nuk kishte “asgjë për të fshehur” në veprimet e ekipit të tij të tranzicionit.
Flynn ka deklaruar se është fajtor për dhënien e deklaratave të rreme në FBI për kontaktet me ambasadorin e atëhershëm rus, Sergei Kislyak, në dhjetor të vitit 2016, para se Trump të zgjidhej president./arbresh.info/
https://twitter.com/realDonaldTrump/status/937007006526959618?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.bbc.com%2Fnews%2Fworld-us-canada-42209758
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez