Në mbledhjen e radhës të Komitetit të Koordinimit dhe Menaxhimit të Emergjencave Civile, Kryeministri Edi Rama tha se megjithëse reshjet e shiu ishin me një intensitet më të madh se dy vite më parë, dëmet e shkaktuara janë më të reduktura.
“Reshjet kanë qenë të dendura dhe më të mëdha se ato të dy viteve më parë, por dëmet projektohen më të reduktura se kriza e dy viteve më parë dhe kjo falë investimeve të bëra në kanalizime dhe ujësjellësa. Në bashki, përmbytjet nuk kanë sjellë situatën e 2015. Risi ka qenë vijimi i operacioneve gjatë natës nga ana e trupave të ndërhyrjes”, deklaroi Rama, shkruan topchannel.
Kryeministri kërkoi nisjen e procesit të identifikimit të dëmeve, me prioritet banesat, familjet në nevojë, shkollat dhe urat.
“Identifikimi dhe inventarizimi i dëmëve dhe pasojave, duke renditur banesat të parat, pastaj rrugët, urat, shkollat që janë prekur dhe ku duhet ndërhyrë menjëherë për të bërë të mundur që mësimi të nisë sa më parë”, u shpreh shefi i Qeverisë.
Rama kërkoi transparencë dhe seriozitet në përgatitjen e faturave të zhdëmtimeve.
“Fatura e zhdëmtimeve dhe kompensimeve duhet përgatitur me transparencën dhe seriozitetin më të madh, që askush nga njerëzit e prekur dhe familjet në nevojë të mos mbetet jashtë listës. Planet për rivendosjen e situatës normale të infrastrukturës duhen përgatitur me shpejtësi”, vijoi ai./Top Channel
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë
Lamine Yamal fiton çmimin “Golden Boy” 2024
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...