Antoine Griezmann i ka siguruar tri pikë të plota skuadrës së tij në ndeshjen si nikoqir ndaj Real Sociedadit.
Me golin e realizuar dy minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit, superylli Antoine Griezmann i ka siguruar fitoren 2 me 1 Atleticos në takimin e xhiros së 14-të në Wanda Metropolitano ndaj Real Sociedadit, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra e Adnan Januzajt, i cili nuk ishte në dispozicion për këtë ndeshje, siguroi epërsinë në minutën e 29′ të pjesës së parë duke realizuar nga pika e bardhë. Willian Jose ekzekutoi penalltinë e fituar nga skuadra e tij duke shënuar për 0 me 1.
https://twitter.com/Atleti/status/937004917872611328
Djelmoshat e Diego Simeones u rikthyen në pjesën e dytë duke barazuar shifrat për 1 me 1 pas më shumë se një ore lojë. Mbrojtësi Filippe Luis realizoi golin e parë në minutën e 63′ pas asistimit nga Saul Niguez.
Por, kur të gjithë mendonin se dy skuadrat do të ndanin pikët, Antonio Griezmann përmbysi rezultatin duke shënuar golin e fitores në minutën e 88′.
Atletico Madridi tani ka 30 pikë dhe qëndron në pozitën e tretë, gjashtë më pak se lideri – Barcelona dhe një më pak se Valencia në pozitën e dytë./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...