Bersant Celina i pandalshëm, i shënon edhe Nottinghamit

17:49 | 2 Dhjetor 2017
Arbresh Info

Bersant Celina është duke shkëlqyer te skuadra angleze Ipswich Town.

Futbollisti kosovar është në formë të shkëlqyer te skuadra nën udhëheqjen e trajnerit të njohur Mick McCarthy, shkruan portali arbresh.info.

Bersant Celina ka realizuar golin e katërt në fitoren e thellë 4 me 2 të Ipswich Town ndaj Nottingham Forest. 21-vjeçari, i huazuar nga lideri i Premierë Ligës – Manchester City, shënoi me lehtësi në minutën e 67′ të ndeshjes pas një kundërsulmi të shpejtë.

Callum Connolly, Dominic Iorfa, Martyn Waghorn janë golashënuesit e tjerë për nikoqirët në ndeshjen e xhiros së 20-të.

Celina ka realizuar gjithsej gjashtë gola brenda shtatë ndeshjeve këtë sezon në Championship./arbresh.info/

https://twitter.com/TTBITFC/status/936996092822130688

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme