Google ADS

Shembet dheu në hyrje të Prishtinës, flasin nga Ministria e Infrastrukturës

14:43 | 2 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Shiu që ka rënë pandërprerë këto ditë në kryeqytet ka filluar të bëjë dëme.

Si pasojë e kësaj, në hyrje të Prishtinës, përkatësisht në Veternik është shembur dheu në një hapësirë ku po zhvillohen punimet atje, shkruan arbresh.info.

Si pasojë e shembjes së dheut në atë hapësirë është dëmtuar edhe muri mbrojtës.

Në Ministrinë e Infrastrukturës kanë thënë për arbresh.info se  zyrtarë të kësaj të fundit kanë qenë dje në vendin e ngjarjes dhe janë duke nxjerr konkluzat se përse ka ardhur deri të shembja e dheut.

Zëdhënësi i Infrastrukturës, Argjend Zejnaj ka thënë se Komisioni i ri i cili është formuar në kuadër të ministrisë do ta shikojë projektin dhe pastaj do të vendoset se ku duhet të ndërhyhet.

“Zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës dje kanë qenë në vendin e ngjarjes dhe kompania e cila është duke i kryer punimet bashkë më projekt menaxherin dhe me një komision të ri që e ka formu Ministria e Infrastrukturës do të mirret dhe të shikohet projekti dhe të nxjerrim rezultate se duhet të ndërhyjmë, a duhet të ndërhyjmë nga fillimi apo vetëm duhet të riparohet muri dhe me vazhdua punimet”, ka thënë ai.

 

Të ngjashme