Më 17 dhjetor rivotohet në Istog

14:11 | 2 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Istogu do të votojë për herë të tretë në këto zgjedhje lokale me 17 dhjetor, njofton Klan Kosova.

Kjo pasi raundi i balotazhit ku në garë ishin, Haki Rugova i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Gani Dreshaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës u anulua për shkak të parregullsive të evidentuara, sidomos nga votat me postë.

Komisioni Qendror Zgjedhor të shtunën vendosi që të marrë masën e rivotimit, meqë LDK-ja ankohej se AAK e kthejë rezultatin në të mirë të vet, duke manipuluar me votat me postë.

Fushatë për këtë raund zgjedhor është caktuar të mbahet nga 11 deri me 15 dhjetor./Klan Kosova/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme