Google ADS

Ambasadori Delawie kërkon nga Haradinaj e Thaçi marrjen e vendimeve të rëndësishme për qytetarët

11:21 | 2 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Ambasadori  i Shteteve të Bashkuara të Amrikës, Greg Delawie ka thënë se forcimi i sundimit të rendit dhe të ligjit është prioritet kryesor, duke shtuar se përqendrimi duhet të jetë në rritje të transparencës dhe llogaridhënies, shkruan arbresh.info.

Në fjalimin e tij, gjatë Konferencës së Shtatë Vjetore të Gjyqësorit të Republikës së Kosovës, Delawie tha se pret nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj që të marrin vendime të mira për shtetin.

“Që të dy do të duhet të marrin vendime të rëndësishme për përmirësimin e jetës së qytetarëve në mandatin e tyre. Bashkërisht kemi mundësinë që të shënojmë përparimin që e kemi arritur kohët e fundit por dhe t’i trajtojmë mangësitë e sistemit që kanë të bëjnë me gjyqësorin”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se institucionet e vendit duhet të punojnë në luftën kundër korrupsionit./arbresh.info/

Të ngjashme