Xherdan Shaqiri ka qenë për gjashtë muaj futbollist i skuadrës së madhe italiane Inter.
Ylli nga Kosova iu bashkua Interit në afatin kalimtar të janarit nga Bayern Munich, por u largua në korrik në drejtim të Stoke Cityt.
Gjilanasi ka folur për mediat zvicerane për kohën e tij në Itali, duke thënë se ishte një moment i mirë për të pasi kishte edhe familjen afër.
“Shumë mendojnë se gjithçka shkoi keq në Inter, por jo pasi isha afër familjes sime”.
“Futbolli italian nuk ishte shumë tërheqës për mua dhe kjo ishte arsyeja që u largova”, tha Shaqiri.
Tutje reprezentuesi i Zvicrës kujton kohën kur u rikthye nga pushimet tek Inter, duke thënë se ishin 50 lojtarë në dhomat e zhveshjes, shkruan telegrafi
“Kur u riktheva pas pushimeve në stërvitje ishte gjithçka lëmsh. Më dukej vetja që isha në Kazino pasi aty ishin 50 lojtarë që ishin rikthyer nga huazimet dhe klubi duhej t’i gjente ndonjë skuadër tjetër”.
Në fund Shaqiri ka treguar edhe arsyen që iu bashkua skuadrës angleze, Stoke City.
“Kisha luajtur në Gjermani dhe doja diçka të re për karrierën time. Kampionatin anglez e kisha konsideruar gjithmonë si më të fortin në botë”.
“Vendosa t’i bashkohem Stoke Cityt dhe tani jam shumë i lumtur këtu. Nuk e mendoj njëherë largimin”, ka përfunduar Shaqiri.
26-vjeçari ka zhvilluar 61 ndeshje me Stoke Cityn në Ligën Premier ku ka shënuar 10 gola dhe ka bërë 13 asistime. /telegrafi/
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg