Presidenti i vendit Hashim Thaçi në konferencën e shtatë vjetore të Gjyqësorit, ka thënë se të arriturat e sistemit gjyqësor në vend nuk janë të pakta, por pavarësisht kësaj ka pasur sfida.
Ai ka thënë se si president ka emëruar një numër të madh të gjyqtarëve dhe se sipas tij ky vit është i veçantë për Kosovën ngase shteti po ndërtohet mbi parimet kushtetuese, shkruan arbresh.info.
“Pushteti gjyqësor në Kosovë ushtrohet nga gjykata që është i drejtë, apolitik, i paanshëm dhe siguron qasje të drejtë. Ju keni detyrë të shenjtë para qytetarëve dhe para ligjit. Paanshmëria juaj rrit kredibilitetin tonë në sistemin tonë gjyqësor dhe padyshim që të gjitha institucionet do të jenë në mbështetjen tuaj”, ka thënë ai.
Thaçi ka thënë se Kosova meriton sistem të mirëfilltë të drejtësisë.
“Kam ofruar dhe do të ofroj të gjithë mbështetjen time për të gjitha fenomenet që mund të paraqiten në shoqërinë tonë. Sfidat me të cilat jemi përballur nuk kanë qenë të lehta. Kosova meriton një sistem të mirëfillte të drejtësisë. Ju ftoj që të punoni me profesionalizëm dhe përkushtim”, ka thënë ai./arbresh.info/
Përfundon seanca e sotme në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëv...
Presidentja ia kthen Kuvendit në rishqyrtim edhe një ligj, a...
Loredana rrëfën ndarjen me Mozzik: Peshoja vetëm 43 kg
Presidentja Osmani kthen për rishqyrtim Ligjin për Mbrojtjen...
Zelensky në Parlamentin Evropian: Rusia është e vetmja që ku...
Katër fitore në pesë ndeshjet e fundit, a po fillon një epok...