Google ADS

Gëzim Kelmendi paralajmëron padi ndaj PDK-së

09:56 | 2 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Kryetari i partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi përmes një statusi në profilin e tij në facebook ka komentuar deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, që subjekti i tij të bëhet parti konservatore, shkruan arbresh.info.

E për këtë deklaratë Kelmendi ka paralajmëruar padi ndaj PDK-së për “plagjiaturë”.

Ky është postimi i tij i plotë në facebook:

“Kadri Veseli : PDK do të bëhet parti konservatore.

Ne të FJALËS i themi se nëse e bën një gjë të tillë, do ta padisim PDK-në për “plagjiaturë”.

Ndoshta edhe mund të bëhet PDK-ja konservatore, veç në një pikë nuk mundet, kur është në pyetje LGBT-ja.

Gëzim Kelmendi”/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme