Ka kohë që Kosova ka marrë kodin e saj telefonik shtetëror +383, ku mund të thirret pothuajse nga të gjitha vendet e botës, por kjo nuk është implementuar në tërësi.
Më së voni deri më 1 Qershor të vitit të ardhshëm duhet të përfundojë implementimi i kodit +383 dhe ndërpriten të gjitha kodet tjera (+377, +381 dhe +386), të cilat përdoren nga rrjetet e telefonisë fikse dhe mobile,bëjnë të ditur autoritetet kompetente, raporton arbresh.info.
Kryetari i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), Kreshnik Gashi, ka thënë se ARKEP me kohë ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që të zbatohet plotësisht koti i ri telefonik.
“ARKEP, në funksion të zbatimit të detyrave dhe përgjegjësive, të cilat dalin nga Ligji bazë Nr.04/L-109 për Komunikimet Elektronike në vazhdimësi është duke mbikëqyrur implementimin e kodit dhe mbetet i përkushtuar për rregullimin e tregut mbi bazën e parimeve themelore, të cilat garantojnë konkurrencë efektive, transparencë, mosdiskriminim dhe para së gjithash mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit”, ka thënë Gashi për arbresh.info.
Barra kryesore për zbatimin e kodit telefonik të Kosovës, shton Gashi, është mbi operatorët e telefonisë, pasi që ata duhet të bëjnë ndryshimet teknike brenda strukturës së tyre për zbatim të kodit.
“Në momentin kur funksionalizohet kodi +383, Kosova nuk do të ketë nevojë të përdorë kodet e shteteve tjera që ka përdorur, operatorët e telefonisë nuk do të kenë nevojë të paguajnë për shfrytëzim të kodeve të shteteve të tjera, dhe ato do të hyra do të kthehen brenda tregut të Kosovës, dhe Kosova përfundimisht do ta rrumbullakon identitetin e vetë shtetëror në fushën e telefonisë dhe në gjithë adresarët në tërë botën do të ekzistojë vetëm kodi +383”, thotë Gashi.
Aktualisht në Kosovë janë prezent tre operatorë të telefonisë mobile dhe fikse, të cilët shfrytëzojnë kode të huaja ndërkombëtare. Telefonia mobile “Vala” shfrytëzon kodin e Monakos (+377), ajo e IPKO-s kodin e Sllovenisë (+386), kurse telefonia fikse shfrytëzon kodin e Serbisë (+381).
Kosova kishte marrë kodin telefonik +383 në dhjetor të vitit të kaluar, pas arritjes së një marrëveshjeje për telekomunikacionin në Bruksel ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Derisa, në muajin maj të këtij viti dy operatorët ilegalë të Serbisë të cilët kishin funksionuar në territorin e Kosovës, kryesisht në komunat e banuara me shumicë serbe në veriun e Kosovës, janë shuar./arbresh.info/Mira Avdimetaj.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...