Tualeti është një nga vendet ku kalojmë shumë kohë çdo ditë dhe është e domosdoshme që ta mbajmë pastër për të mos vënë në rrezik shëndetin tonë.
Bakteret mund t’i marrim edhe nga furça e dhëmbëve, peshqiri apo nga kabina e dushit. Ja 5 gjërat që duhet të zëvendësohen në një afat të caktuar në banjën tuaj.
1.Furçat e dhëmbëve – Furça e dhëmbëve është thelbësore për të ruajtur higjienën tuaj orale dhe, për të qenë efektive, duhet të zëvendësohet çdo tre-katër muaj. Për të kuptuar se kur vjen koha për ta ndryshuar, mjafton të shikoni furçat: nëse humbasin formën natyrale dhe fuqinë e tyre, ka ardhur koha për t’i hedhur ato.
2.Peshqirët – Peshqirët duhet të ndryshohen çdo dy-tre ditë, pasi ato janë vendi ideal për përhapjen e mikrobeve dhe baktereve. Për të mos vënë në rrezik shëndetin tuaj gjithmonë duhet t’i mbani peshqirët e pastër.
3.Sfungjerët – Edhe në sfungjerët e banjës, bakteret arrijnë të shumëfishohen pasi ato janë gjithmonë të lagësht. Është e nevojshme që ato të ndryshohen çdo 3 javë kur bëhet fjalë për ato natyralë, ndërsa ato sintetik mund të përdoren edhe 10 ditë më shumë.
4.Kabina e dushit – Mendimi se kabina e dushit lahet, ndërkohë që bëjmë dush është i gabuar. Çdo herë që laheni, ajo mbushet me baktere dhe myk. Prandaj është e këshillueshme që ta lani atë një herë në javë dhe ta ndryshoni një herë në vit.
5.Rrugica e banjës – Natyrisht, edhe rrugica e banjës është vendi ideal për përhapjen bakteriale sepse edhe pas përdorimit mbetet e lagur për orë të tëra. Por sa herë duhet ndryshuar? Një herë në javë./gazeta shqip/
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...