Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, është sulmuar në veri të Mitrovicës teksa po qëndronte në një kafene pasi mori pjesë në një tryezë ku u diskutua për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Siç mëson gazetametro.net, sulmi ka ndodhur sonte në orët e mbrëmjes dhe është kryer nga grupi i Milan Radoicicit, i cili është i dyshuar edhe për djegie të veturave në veri dhe për sulmin ndaj Policisë së Kosovës muaj më parë.
Burime të Metros në veri sqarojnë se lokali ku po qëndronte ish-ministrja është sulmuar me ç’rast është lënduar një person, pasi nga goditjet është thyer edhe xhami i një dritareje.
Edita Tahiri po merrte pjesë në një tryezë së bashku me ish-koordinatorin serb për dialog, Borko Stefanovic, i cili më pas e ka konfirmuar sulmin ndaj tij. Stefanovic ka publikuar edhe pamje nga sulmi.
Ndërkohë, Metro mëson se sulmi ka qenë i orkestruar dhe largimi i ish-ministres është realizuar me vështirësi pasi, sipas burimeve brenda policisë, disa pjesëtarë serbë të policisë kanë refuzuar të intervenojnë./Gazeta Metro/
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...