Polemikat mes Presidentit Donald Trump dhe kryeministres Theresa May, janë duke vazhduar, pasi May e dënoi ashpër Trumpin për shpërndarjen e një videos të ekstremit të djathtë në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.
May e dënoi aktin duke thënë se postimi në Twitter është i “gabuar”, shkruan express.co.uk, transmeton portali arbresh.info
Udhëheqësi amerikan goditi mbrëmë duke thënë : “Theresa May, mos u përqendro tek unë, përqendrohuni në terrorizmin shkatërrues islamik radikal që po ndodh në Mbretërinë e Bashkuar. Ne jemi shumë mirë!”
Theresa May gjatë vizitës në Jordani ka theksuar se ajo nuk ka frikë që të flasë edhe kur Shtetet e Bashkuara bëjnë gabim.
Në anën tjetër, edhe kryetari i Londrës, Sadiq Khan ka dënuar ashpër veprimin e Trump dhe ka kërkuar që vizita e ti të anulohet./arbresh.info/
https://twitter.com/realDonaldTrump/status/936037588372283392?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.express.co.uk%2Fnews%2Fuk%2F886094%2FDonald-Trump-response-Theresa-may-far-right-Britain-First-twitter-muslim-islamic-extremist
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...