Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar me gjendjen e lumenjve pas shirave të pandërprera që kanë përfshi Kosovën për dy ditë. Sipas IHK-së, nesër pritet të ketë vërshime në disa pjesë të Kosovës, për shkak të daljes së lumenjve nga shtrati.
Komunikata e IHK-së:
Dalje nga shtrati në rrjedhën e mesme të tij, do të ketë lumi Drini i Bardhë dhe disa degë të tij në disa segmente, si lumi Klina në Klinë, Istogu, Bistrica Deçanit etj. problematike do të jete edhe lumi Erenik me degët e tij, si dhe veçanërisht lumi mirusha i cili pritet që të arrin maksimumin e tij te nivelit me datën 02/12/2017, si dhe mundesi shembje dheu mesatare prej 21%. Problematike do të jete edhe pjesa qëndrore e Kosovës, nga rrjedh lumi Sitnicë me deget kryesore (Drenica, Llapi) dhe përroskat që kalojnë nëpër vendbanime, ku pritet që maksimumet e tytre të arrin mes datë 02-03/12/2017, me mundësi të ulët shembje dheu prej 11%. Po ashtu edhe lumi Lepenc do të arrij maksimumin e nivelit së bashku me Nerodimen gjatë datës 02/12/2017, me mundësi shëmbje dheu prej 18%. Nivelet maksimale në lumin Morava e Binçës do të jen gjatë datës 02-03/12/2017, me mundësi të lartë shembje dheu prej 35 %.
Pikat e raportimit tregojnë vendet në drejtim të rrjedhës ku probabiliteti i parashikuar [%] i akumulimeve ekstreme të ujit, e tejkalon madhësinë e periudhës kthyese 5 deri 20 vjeqare të përmbytjeve.
Me datën 02/12/2017, priten nivelet maksimale në shumicën e lumenjëve kryesorë
Me datë: 03 dhe 0410/2017, priten ulje graduale të niveleve, nëpër lumenjë
Përmirsimit të situatës së vërshimeve do ti parapri, zvoglimi i intenzitetit të reshjeve pas mesnatës e së premtes (01/12/2017), deri më 02/12/2017 00.00 a.m.
Ky do të jetë një stabilizim i përkohshëm i kushteve atmosferike, mbi rajonin e Ballkanit ngase pritet që reshjet me intenzitet më të shtuar të rifillojnë përsëri deri në mesditën e datës 03/12/201, kur parashikohet që mesatarsiht të bien edhe rrethë 20 mm reshje. Pas kësaj date parashikohet që të ketë stabilizim sa i përket reshjeve tëshiut.
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...