Isco zbulon pse Sergio Ramos i merr erë këmbës së tij kur ai shënon

21:53 | 1 Dhjetor 2017
Arbresh Info

Dyshja e Real Madridit kanë me të vërtetë një formë të veçantë për të festuar golat.

Fillimisht dukej sikur kapiteni i Real Madridit po ia puthte këmbën bashkëlojtarit të tij, gjë që u vlerësua si një festim klasik, transmeton portali arbresh.info.

Lexo edhe: Neymar në Real Madrid, arrihet marrëveshja

Por nëse shikojmë gjërat nga afër, është e qartë që Ramos nuhat këmbën e Iscos pas çdo goli.

Cila këmbë mendoni se ka erë më të keqe?

Çuditërisht, Isco ka ofruar një shpjegim mjaftë të nevojshëm dhe interesant njëkohësisht  për këtë duke befasuar tifozët.

“Është një shaka mes Serigos dhe meje”, ka thënë Isco për ‘Marca’. “Ne themi se këmbët tona mbajnë erë, prandaj kur njëri nga ne shënon, ne festojmë në atë mënyrë”

Mesfushori spanjoll ka realizuar katër gola brenda 13 paraqitjeve këtë sezon në La Liga./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme