Google ADS

Qeveria ndan 11 milionë euro për barna e mjekim jashtë vendit

21:06 | 1 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Qeveria sot mori vendim që buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë t’i shtohen 11 milionë euro.

Ministri i këtij dikasteri, Uran Ismaili ka treguar se këto para do të përdoren për barna, materiale shpenzuese dhe trajtime mjekësore jashtë vendit, njofton klan kosova.

Vendimi i qeverisë u prit mirë edhe nga Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve./klan kosova

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme