Varësia nga telefoni dëmton rëndë trurin

20:49 | 1 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Është shumë e vështirë që të shpëtoni nga ekrani i telefonit dhe ka një shans rreth 100 përqind që tani këtë lajm jeni duke e lexuar nga telefoni.

Edhe pse efektet afatgjate të dëmtimit që shkakton ekrani i telefonit janë duke u studiuar, disa të dhëna shkencore që ngrejnë shqetësim të madh tashmë janë dhënë, shkruan Science, transmeton portali arbresh.info

Përdorimi “patologjik” i internetit ka lidhje me depresionin në adoleshenë.

Tani, një studim i fundit ka gjetur se adoleshentët që e kalojnë një pjesë të madhe të ditës në telefon mund të përjetojnë dëmtime të kimisë së trurit.

Studimi i kryer nga Universiteti i Seulit, ka sugjeruar se adoleshentët që përjetojnë ankth dhe depresion shkaktarë kryesorë kanë përdorimin e tepërt të telefonit.

Për shumicën e njerëzve kontrollimi i emailit është gjëja e parë që e bëjnë në mëngjes, ndërsa autori i studimit Hyung Suk Seo, thekson se ky veprim dëmton rëndë trurin.

Adoleshentët që morën pjesë në studimin e Seo morën teste të standardizuara të përdorura për të diagnostikuar varësinë e internetit dhe të smartfonëve. jesëmarrësit rezultatet e të cilëve treguan një varësi të prirur për të thënë se përdorimi i tyre në internet dhe smartphone ndërhyri me rutinat e tyre të përditshme, jetën sociale, gjumin dhe produktivitetin. Këta adoleshentë kanë dhënë rezultate që lidhen me depresionin, pagjumësinë, ankthin dhe temperamentin e pakontrolluar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme