Veseli: Kosova e gatshme t’u dalë në ndihmë qytetarëve në zonat e përmbytura nga moti i keq në Shqipëri

20:43 | 1 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se ndihet i shqetësuar për gjendjen e rëndë në Shqipëri pas vërshimeve.

Ai përmes një statusi në rrjetin social facebook ka shkruar se Institucionet e Kosovës, përfshirë trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë në gjendje gatishmërie për t’u dalë në ndihmë qytetarëve në zonat e përmbytura nga moti i keq.

Statusi i plotë:

I shqetësuar me gjendjen e rëndë në Shqipëri, pas vërshimeve që kanë përfshirë pjesë të mëdha të territorit atje. Institucionet e Kosovës, përfshirë trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë në gjendje gatishmërie për t’u dalë në ndihmë qytetarëve në zonat e përmbytura nga moti i keq. Mendjet dhe zemrat tona janë me ta, shpresoj që kjo gjendje e krijuar nga reshjet të tejkalohet sa më parë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme