Google ADS

Roma 3:1 Spal, notat e lojtarëve

20:43 | 1 Dhjetor 2017
Arbresh Info

AS Roma i është rikthyer fitoreve duke mposhtur me lehtësi rivalin e xhiros së 15-të në Serie A.

Skuadra e Eusebio Di Francescos ka siguruar tri pikë të plota pas fitores 3 me 1 ndaj Spalit në Olimpico mbrëmjen e sotme (e premte), shkruan portali arbresh.info.

Mbrojtësi serb i krahut të majtë, Aleksander Kolarov është lojtari me notën më të lartë të ndeshjes. 32-vjeçari është vlerësuar me notë 9.2 pas performancës së shkëlqyer dhe asistim në golin e Lorenzo Pellegrinit në minutën e 52′.

Lexo edhe: AS Roma me lehtësi siguron tri pikë ndaj Spalit

Edin Dzeko, që realizoi golin e epërsisë, është vlerësuar me notën 8.7. El Shaarawy pas një super asistimi është vlerësuar me notën 7.8, ndërsa Pellegrini është vlerësuar me notën 8.2.

Lojtari me notën më të dobët të ndeshjes është mbrojtësi i Spaolit, Filipe (5.4), i cili u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 11′ të ndeshjes./arbresh.info/

Roma 3:1 Spal, notat e lojtarëve

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme