Formacionet zyrtare, AS Roma – Spal

17:27 | 1 Dhjetor 2017
Arbresh Info

AS Roma dhe Spali kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen në kuadër të xhiros së 15-të në Serie A.

“Giallorossët” synojnë të lënë pas zhgënjimin në Genoa në takimin si nikoqir ndaj Spalit, shkruan portali arbresh.info. Përveç dy pikëve që humbën ndaj Genoas, AS Roma ka humbur edhe kapitenin Daniele De Rossi që u ndëshkua me dy ndeshje moslojë për shkak të goditjes së kundërshtarit.

AS Roma është në pozitën e katërt në tabelë me 31 pikë, dhjetë fitore, një barazim dhe dy humbje, ndërsa Spali aktualisht është në zonën e dëbimit në pozitën e 18 me vetëm dhjetë pikë.

Vizitorët kanë treguar formë të tmerrshme në ndeshjen e zhvilluar jashtë stadiumit të tyre.

Takimi ndërmjet tyre zhvillohet në stadiumin Stadio Olimpico duke filluar nga ora 18:30./arbresh.info/

AS Roma: Alisson; Florenzi, Manolas, Juan Jesus, Kolarov; Pellegrini, Gonalons, Strootman; Cengiz Under, Dzeko, El Shaarawy.

Spal: Gomis; Cremonesi, Vicari, Felipe; Lazzari, Schiattarella, Grassi, Viviani, Mattiello;  Paloschi, Borriello.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme