Google ADS

Zyrtare: Handanovic rinovon kontratën te Interi

16:14 | 1 Dhjetor 2017
Arbresh Info

Samir Handanovic ka vendosur për të ardhmen e tij duke nënshkruar kontratë te Interi deri në qershor të vitit 2021.

Portieri slloven u transferua në San Siro në korrik të vitit 2012 dhe që nga atëherë ka qenë numri një i padiskutueshëm i “Nerazzurrëve” duke bërë 195 paraqitje për klubin në Serie A, transmeton portali arbresh.info.

Handanovic në të kaluarën ka qenë duke u kërkuar nga Manchester United si alternativ e tyre nëse David De Gea largohet nga Old Trafford. Klubi tjetër në Premierë Ligë, Liverpooli ka shfaqur interesim së fundmi për të.

Por, 33-vjeçari duket se është i vendosur për të vazhduar në Inter pasi ka nënshkruar marrëveshje të re me skuadrën e Luciano Spallettit.

Interi është i pamposhtur këtë sezon në Serie A duke fituar 11 ndeshje dhe duke barazuar në tri tjera./arbresh.info/

https://twitter.com/Inter_en/status/936592993380962305

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme