Google ADS

Haradinaj priti në takim përfaqësuesit e Odës së Avokatëve të Kosovës

15:14 | 1 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim përfaqësuesit e Odës së Avokatëve të Kosovës, të prirë nga kryetari, Osman Havolli dhe Kujtim Kërveshi, avokat.

Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në avancimin e agjendës legjislative dhe do të jetë përkrahëse në iniciativat e Odës së Avokatëve të Kosovës.

Kryeministri Haradinaj vlerësoi rolin e Odës së Avokatëve të Kosovës dhe shprehu gatishmërinë e Qeverisë për bashkëpunim me Odën e Avokatëve dhe për përfshirjen e saj në hartimin dhe shqyrtimin e draft ligjeve të cilat e prekin drejtpërdrejtë sistemin e drejtësisë, por edhe në fushat tjera që ndërlidhen me avokatinë.

Kryetari Havolli, tha se e mirëpret gatishmërinë e kryeministrit Haradinaj për mbështetjen e ofruar dhe për mundësinë e përfshirjes së Odës së Avokatëve direkt në hartimin e draft ligjeve që ndërlidhen me këtë fushë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme