Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ndan shqetësimin e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës, se klubet sportive kanë vështirësi në funksionimin e tyre, ku shumë sosh janë në rrezik të shuarjes.
Kryeministri Haradinaj i ka dhënë mbështetje ministrit për Kulturë, Rini dhe Sport, Kujtim Gashi, në zbatimin e agjendës së tij për zhvillimin e sportit, duke investuar në modernizimin e infrastrukturës sportive, përkrahjen financiare të të gjitha aktiviteteve sportive përmes KOK dhe federatave sportive, përfshirë përkrahjen për përfaqësimin e Kosovës në të gjitha garat ndërkombëtare, masovizimin e sportit etj.
Kryeministri Haradinaj zotohet se do të përkrah ministrinë sa i përket subvencionimit të klubeve sportive, të cilat do të duhej të mbështeteshin edhe nga
komunat përkatëse, në të cilat e shtrijnë veprimtarinë e tyre sportive, derisa u ka bërë thirrje publike komunave që t’i mbështesin financiarisht klubet sportive, për ta rritur kështu profesionalizmin, nivelin e garave dhe rezultatet.
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...
Gresa, Anisës: Erdhe furishëm, pas një dite e lëshove bajrak...
Nesër Kuvendi mban dy seanca plenare
A iu ndërrua me të vërtetë Xhenetës ‘Kutia e FatitR...