Arrestohet udhëtari, sepse çorapët i mbanin erë të keqe

14:45 | 1 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Policia në Indi ka deklaruar se ka arrestuar një burrë, pasi çorapët e tij mbanin aromë të keqe dhe shkaktuan mosmarrëveshje mes tij dhe udhëtarëve tjerë në autobus.

Udhëtarët kanë thënë për BBC se kishin paraqitur një ankesë kundër Prakash Kumar, pasi kishte “shkaktuar shqetësim publik”, transmeton portali arbresh.info

Incidenti ndodhi në rrugën drejt kryeqytetit Delhi, pasi Kumar hoqi këpucët dhe mbushi me erë autobusin.

Era e çorapëve ishte aq e keqe sa pasagjerët kërkuan nga Kumar që t’i vendoste ato në një qese ose t’i hidhte nga dritarja.

Ai ka refuzuar të bëj sikuse kërkuan udhëtarët, duke shkaktuar kështu një debat të nxehtë.

Pasagjerët tjerë e kanë detyruar shoferin e autobusir që të ndalonte në një stacion policor në shtetin e Indisë veriore të Himachal Pradesh, ku edhe është paraqitur ankesa.

Mediat indiane kanë cituar Kumar të ketë thënë se çorapët nuk mbanin erë dhe se udhëtarët janë grindur me të “pa asnjë arsye”.

Policia tha për BBC se Kumarit i është dhënë liri me kusht./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme