Turqia kërkon arrestimin e ish oficerit të CIA-s

15:00 | 1 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Kryeprokurori i Turqisë ka lëshuar një urdhër arrest për një ish-oficerin e CIA-s, Graham Fuller.

Prokurori e akuzon Fuller, ish zëvendës-kryetar i Këshillit Kombëtar të Inteligjencës të SHBA, për lidhje me Fethullah Gulen, klerikun mysliman të fajësuar nga

Turqia për përpjekjen për grusht shtet gjatë vitit të kaluar.

Sipas mandatit Fuller akuzohet për “përpjekjen e rrëzimit të qeverisë së Republikës së Turqisë”, shkruan Hurriyet, transmeton portali arbresh.info

Gulen jeton në mërgim në Shtetete Bashkuara, ndërsa Turqia vazhdon të kërkojë ekstradimin e tij.

Përkundër akuzave, Gulen ka mohuar fuqishëm të ketë gisht në përpjekjen për grusht shtet. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme