Shumica e rrobave dhe gjësendeve të tjera të personave të zhdukur dhe të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë të cilat kanë qëndruar në oborrin e Institutit të Mjekësisë Ligjore do të vendosen në një hapësirë të veçantë.
Drejtuesit e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur nuk kanë bërë të ditur se në cilin vend do të vendosen këto rroba por kanë thënë se intervenimi në largimin e tyre është dashur të ndodh menjëherë për shkak se sipas tyre ato vetëm se janë dëmtuar tashmë një pjesë e tyre, raporton Arta TV.
Kushtrim Gara ka thënë se tashmë është bërë edhe ri sistemi i shumicës së atyre rrobave, me rekomandim të një eksperti nga Qiproja. Gjatë mbledhjes së rregullt të këtij komisioni u tha se brenda këtij viti janë rivarrosur gjashtë persona./Arta TV/
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...
Ismaili: Sektori financiar në Kosovë stabil dhe mirë i kapit...
“E lirë je prej meje”, a po ftohen raportet mes Gjestit dhe ...
Deponim dhe kundërmim, kriza me mbeturina në shtetet e Ballk...
Dita e ndeshjes, Kosova pret në ‘Fadil Vokrri’ Lituaninë