Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Ramën.
Pas vizitës së suksesshme të Zëvendës-ndihmës Sekretares së Mbrojtjes së SHBA-së, Laura Cooper, si dhe Ministrit të Shtetit për Forca të Armatosura të Britanisë së Madhe, Mark Lancaster, me të cilët presidenti Thaçi bisedoi ditë më parë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ai sot u informua nga gjenerallejtënant Rrahman Rama edhe për progresin e bërë muajve të fundit rreth transformimit të Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura të Kosovës.
Presidenti Thaçi vlerësoi se Forca e Sigurisë së Kosovës është shembull i përfaqësimit shumetnik.
“FSK-ja ka arritur të bëhet një forcë profesionale, me standarde të NATO-s, e cila është shembull i përfaqësimit gjinor dhe etnik. Transformimi i saj në Forca të Armatosura të Kosovës është në të mirën e qytetarëve të të gjitha komuniteteve dhe mbi të gjitha, në të mirën e shtetit tonë të përbashkët”, u shpreh presidenti Thaçi.
Ndërsa, gjenerallejtënant Rrahman Rama theksoi se Forca e Sigurisë është e përgatitur dhe është e gatshme të marrë përgjegjësi shtesë.
Në takimin e presidentit Thaçi me komandantin e FSK-së u vlerësuan edhe mesazhet e dhëna nga Zëvendës-ndihmës Sekretarja e Mbrojtjes së SHBA-së, Laura Cooper, si dhe nga Ministri i Shtetit për Forca të Armatosura të Britanisë së Madhe, Mark Lancaster, të cilët kishin shprehur përkushtimin e tyre për të krijuar një platformë të qëndrueshme, duke theksuar se çelësi i suksesit në transformimin e Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura është bashkëpunimi dhe partneriteti me NATO-n./arbresh.info/
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie profili i metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizren
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...