Google ADS

Konfiskohen armë, marihuanë e pushkë gjuetie në Gjakovë

10:31 | 1 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Policia e Kosovës ka bërë të ditur përmes raportit 24 orësh që në fshatin Osek Pashë të Gjakovës gjatë kontrollit të katër shtëpive të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar: një armë revole cal 7.65 mm dhe një karikator me 15 fishekë të cal 7.65 mm, një mulli për bluarjen e marihuanës, një armë AK 47 dhe tri armë pushkë gjuetie të llojeve të ndryshme, fishekë të llojeve të ndryshme, shkruan arbresh.info.

Policia njofton që të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajte.

Ky është njoftimi i plotë i policisë:

“Fshati Osek Pashë, Gjakovë 30.11.2017-07:00. Raportohet se gjatë kontrollit të shtëpive të katër të dyshuarve meshkuj K-Shqiptarë janë gjetur dhe konfiskuar: një armë revole cal 7.65 mm dhe një karikator me 15 fishekë të cal 7.65 mm, një mulli për bluarjen e marihuanës, një armë AK 47 dhe tri armë pushkë gjuetie të llojeve të ndryshme, fishekë të llojeve të ndryshme. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje”./arbresh.info/

Të ngjashme