Mbahet sot seanca gjyqësore ndaj deputetëve të VV-së

08:08 | 1 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës do të mbahet sot seanca gjyqësore ndaj katër deputetëve të VV-së, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi e Faton Topalli.

Ata janë të akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, shkruan arbresh.info.

Kurti, Haxhiu dhe Kadaj-Bujupi ishin arrestuar me forcë nga Policia e Kosovës një javë më parë pasi po refuzojnë të marrin pjesë në seancat ndaj tyre.

Arrestimi i tyre u bë para Kuvendit të Kosovës.

Arbresh.info ua sjell LIVE seancën e cila nis sot në ora 9:00./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme