Boksieri i njohur kosovar ka zyrtarizuar kthimin e tij në ring.
Bëhet fjalë për Nuri “Tyson” Seferi, i cili përmes rrjeteve sociale ka thënë se do të kthehet në ring më datën 22 dhjetor 2017, shkruan IndeksOnline.
Ai ka kërkuar mbështetje të madhe nga tifozët shqiptar, ndërsa kundërshtarin dhe detajet tjera ka preferuar t’i jep më vonë.
“Të dashur miq, me 22.12.2017 do te ngjitem në ring në Hamburg të Gjermanisë. Padyshim që pres mbështetjen e të gjithë tifozëve Shqiptar që në çdo ndeshje janë aty për të më mbështetur. Me 22 dhjetor do të boksoj në kategorinë e rëndë ku se shpejti do të jap detaje edhe për kundërshtarin tim”, ka shkruar Nuri./IndeksOnline/
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Lewandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve