I irrituar nga trafiku, kinezi “pikturon” shenjat e komunikacionit sipas qejfit

23:54 | 30 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Një 28-vjeçar nga Kina, i nervozuar me trafikun, ka vendosur që të me një kovë boje dhe me një furçë, të pikturojë shenjat e komunikacionin sipas qejfit.

Kamerat e sigurisë së rrugës e kanë filmuar kinezin e identifikuar si Cai, transmeton portali arbresh.info

Ai është ndaluar nga policia, ndërsa në deklaratën e tij ai e ka bërë të ditur se ishte “nervozuar” me trafikun, pasi kur shkonte në punë, korsia në anën e tij ishte e mbushur, ndërsa kur kthehej ajo gjendej bosh.

Ai është dënuar me 150 dollarë gjobë, ndërsa situata është trajtuar me humor nga mediat kineze./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme