Google ADS

Agjenti i Kevin De Bruynes kontaktohet nga Real Madridi

23:50 | 30 Nëntor 2017
Arbresh Info

Real Madridi ka kontaktuar agjentin e Kevin De Bruynes rreth një transferimi të mundshëm të mesfushorit kreativ të Manchester Cityt.

Uebfaqja e tifozëve të liderit në Premierë Ligë ‘City Watch’ është duke raportuar që gjiganti spanjoll ka nisur bisedimet me Patric De Koster, i cili përfaqëson reprezentuesin belg, transmeton portali arbresh.info.

Kevin de Bruyne është i lumtur në Etihad

Raporti thotë se asnjë kontakt nuk është bërë me klubin por gjiganti spanjoll ka informuar 26-vjeçarin për interesimin e tyre për të sjellë atë në Bernabeu. Megjithatë, thuhet se ish ylli i Chelseat ua ka bërë të qartë që dëshiron të qëndrojë në Etihad pavarësisht interesimit.

Raporti shton tutje se De Bruyne është i gatshëm të nënshkruaj kontratë të re brenda muajve të ardhshëm për t’i dhënë fund interesimit nga klubet e tjera.

Paris Saint Germaini është një tjetër klub i madh evropian që raportohet se ka vëzhguar progresin e ish yllit të Wolfsburgut./arbresh.info/

Të ngjashme