Google ADS

Alarmohet Bayern Munichu, Giroud rrëfen frustrimin në Arsenal

22:25 | 30 Nëntor 2017
Arbresh Info

Sulmuesi i Arsenalit, Olivier Giroud ka pranuar se është i zemëruar me mungesën e kohës në fushë që është përballur këtë sezon.

Giroud ka luajtur më shumë në Evropa Ligë për “Topçinjtë” këtë sezon dhe raportet në Gjermani pretendojnë se Bayern Munichu është i alarmuar nga situata e tij, transmeton portali arbresh.info. Por, dera e tij në Premierë Ligë është e hapur sërish pasi Alexandre Lacazette duket se do mungojë në ndeshjen ndaj Manchester United për shkak të një lëndimi në ijë të pësuar në mesjavë.

I pyetur nëse është i frustruar me situatën në Premierë Ligë ‘DailyMail‘ raporton se Giroud ka thënë:

“Po, sepse ne jemi konkurrent dhe duam të luajmë në secilën ndeshje për të ndihmuar skuadrën që të fitojë. Ne duam të jemi në fushë, ne jemi të gjithë konkurrent”

Giroud ka thënë gjithashtu se pret të startojë në ndeshjen në vikend ndaj “Djajve të Kuq”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme