Google ADS

“Nuk kam çfarë të jap më këtu” – Mascherano afër largimit nga Barça

22:13 | 30 Nëntor 2017
Arbresh Info

Njëri nga yjet e Barcelonës ka pranuar që koha e tij në Camp Nou është afër fundit duke ngjallur thashetheme për një transferim të mundshëm në merkaton verore të transferimeve.

Ish ylli i Liverpoolit, Javier Mascherano ka pranuar tani se karriera e tij në Barcelonë është afër fundit, transmeton portali arbresh.info. Kjo vjen pas shtatë viteve nga largimi i tij nga klubi në Merseyside për 25 milionë funta.

“Mendoj se koha ime këtu ka përfunduar”, ka thënë reprezentuesi argjentinas. “Pas një kohe të gjatë në klub, duket se nuk kam çfarë të jap më për kubin”

“E them këtë me zemër të rënduar. Kam kaluar vitet më të mira të karrierës time në këtë klub. Nuk do ta harroj asnjëherë”

Mascherano ka bërë 13 paraqitje këtë sezon për klubin në Camp Nou./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme