Janë bërë më shumë se dy muaj që kur Neymar dhe Edinson Cavani kishin një zënkë rreth asaj se kush duhet të ekzekutojë penalltinë gjatë fitores 2 me 0 të PSG-së ndaj Lyonit.
Në fillim, ata debatuan se kush duhet ta gjuaj goditjen e lirë por Dani Alves mori topin dhe ia dha më pas Neymarit, transmeton portali arbresh.info. Më pas ndodhi e gjithë përplasja.
Pasi Paris Saint Germain fitoi një penallti, futbollisti më i shtrenjtë në botë dëshironte që ai ta ekzekutojë atë nga pika e bardhë. Megjithatë, Cavani ka qenë personi që i ka ekzekutuar ato që disa vite në Parc des Princes dhe pas shumë diskutimeve, ai refuzoi t’ia jap topin.
Cavani humbi penalltinë duke rritur edhe më shumë tensionin ndërmjet dyshes.
Dhe, pas ndeshjes, raporte të shumta u shfaqën që ka ndodhur edhe një përplasje ndërmjet tyre në dhomën e zhveshjes gjithashtu. Po ashtu, Neymar besohet se ka fshirë bashkëlojtarin edhe nga rrjetet sociale.
Në javët në vazhdim, dukej që dyshja kishin lënë pas atë që kishte ndodhur mes tyre. Braziliani dukej se është zgjedhur për t’i ekzekutuar penalltitë duke shënuar tri herë nga pika e bardhë qysh pas atij rasti, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, në ndeshjen e PSG-së të mërkurën ndaj Troyes, diçka befasuese ndodhi. Kur rezultati ishte i barabartë 0 me 0, Cavani ishte tërhequr në zonën e rreptësisë dhe gjiganti francez fitoi penallti. Neymar mori topin, por Cavani është parë duke e pyetur atë nëse mund të jetë ai ekzekutuesi.
Neymar pa dëshirë pranoi, por Cavani sërish dështoi me goditjen e tij nga pika e bardhë.
https://twitter.com/JuanderfuI/status/935977053857382403
Por, pse ia dha Neymar penalltinë Cavanit?
Gazeta spanjolle ‘Marca’ beson se ka zbuluar arsyen e vërtetë. Ata pretendojnë që tifozët e PSG-së ishin duke brohoritur “Cavani, Cavani, Cavani” kur Neymar mori topin për ta ekzekutuar penalltinë.
Këto brohoritje bindën Neymarin që t’i jap topin sulmuesi uruguaian./arbresh.info/
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...