Grupi pro ISIS bën thirrje për sulme te fëmijët në Perëndim

20:54 | 30 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Një grup pro ISIS-it ka bërë thirrje për sulme të vetmuara tek fëmijët në Perëndim.

Shteti Islamik tashmë ka një rekord të zymtë për vrasjen e të miturve, shkruan rt, transmeton portali arbresh.info

Grupi i quajtur Fondacioni All-Qastantiyyah ka bërë thirrje për sulme ndaj fëmijëve në Perëndim, veçanërisht  në SHBA, Australi dhe Evropë.

Kërcënimet për sulme vijnë pak kohë pas kërcënimeve të bëra nga vetë ISIS për sulme gjatë festave të Krishtlindjes.

Vullneti i simpatizantëve të ISIS-it për të sulmuar të rinjë të Perëndim u evindetua në maj, kur një “ujk i vetmuar” organizoi një sulm me bomba në Manchester Arena në Britani të Madhe, duke të vrarë 22 persona dhe mbi 500 të plagosur.

Përveç vrasjeve të fëmijëve, IS ka qenë i njohur për përdorimin e tyre si ushtarë dhe madje edhe vetëvrasës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme