Google ADS

Brahimaj kujton gjeneralin që piu helmin: U befasova se çfarë më tha për Kosovën

20:35 | 30 Nëntor 2017
Arbresh.info

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Lahi Brahimaj i njohur me pseudonimin “Magjupi”, kishte kontakte shoqërore me gjeneralin kroat, Slobodan Praljak, njeriun që vrau veten në sallën e Gjykatës së Hagës duke pirë helm.

Ish-deputeti kosovar së bashku me kryeministrin, Ramush Haradinaj dhe Idriz Balajn akuzoheshin nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi për “trajtim mizor, torturim dhe vrasje të të burgosurve” në atë që quhej kampi ushtarak i Jabllanicës, më 1998”.

Brahimaj, në një rrëfim për “Indeksonline”, tregon detaje interesante se si ishte njohur me gjeneralin Praljak dhe çfarë i kishte thënë për Republikën e Kosovës. Ai thotë se është ndier i mërzitur me ta marrë lajmin për vdekjen e tij.

“Ata e kam njoft dhe shumë mu ka dhimt. Kogja burrë i mirë u kanë dhe ju kam shkru disa kroatëve për këtë rast”, shprehet ai.

Më tej, Brahimaj tregon edhe për një bashkëbisedim të gajtë që kishte me Slobodan Praljak. Ky i fundit i kishte thënë atij se do të ndihej ‘krenar’ nëse do të ishte në vendin e tyre ( Haradinajt, Brahimajt dhe Balajt) nëse do të dënoheshin me burgim të përjetshëm.

“Shumë herë që kam bisedu me të më ka thënë; Z. Brahimaj kur pe sho çfarë ka ndodhë nuk është krejt rastësi. Shembull më ka thënë mu, para se me dal verdikti jonë që në nuk mujshmi me dijtë a ka me dal dënim i madh apo i vogël apo hiq, njerëzit kanë mujt me supozu çfarë dënimi po me dijt kërkush s’ka mujt me dijt. Më thojke mu kanë në situatën e juve burg të përjetshëm mem dhanë e kisha nënshkru me kënaqësi sepse ju e keni fitu shtetin kurse ne kemi bë shumë e s’kemi fitu hiq. Thojke 1 vjet mem dënu unë nuk e pranoj shpirtërisht sepse nuk e kam fitu atë për cfarë kum luftu”, tregon ish-deputeti kosovar.

Megjithatë, Brahimaj thotë se vet-vrasja e nuk ishte krejtësisht e rastësishme, pasi, sipas tij, gjenerali kishte karakter të burrit dhe qëndrimet i kishte të palëkundura.  “Unë dje si e kam pa atë çfarë ka ndodhë gjatë seancës e kam dijtë që nuk pshton sepse nuk e ka kryet si Shesheli që bajke aktrim. Qëndrimin e tij e kam dijtë se nuk e ka ba veç me ba filma për me myt veten dhe e kam dijtë që nuk ka ndonjë shancë me pshtu”, ka thënë ai.

Tutje, Brahimaj tregon edhe variantin se si Praljak, i njohur me pseudonimin “Brada”, kishte mundësinë për ta futur helmin brenda sallës gjyqësore në Hagë.

“Plot mundësi ka pas me shti, alkool e këso senesh. Në Parlament të Kosovës a e kanë shti gazin lotsjellës sdisaher. Skaneri i detekton vetëm metalet dhe plot varianta kanë qenë që nuk detektohen. Plus gardianët i ka njoft qe 12-13 vjet, ka pas përditë procedura dhe ai krijon besim që nuk i kanë gjejt asgjë të keqe dhe i bëjnë një kontroll sipërfaqësore. S’ka pas kurrë me zanë naj familjarë të tij apo diçka”, është shprehur ai.

Ndryshe, Praljak ishte njëri nga gjashtë ish-liderët politikë e ushtarakë të kroatëve të Bosnjës që u dënua me 20 vjet burgim më 2013 për krime në Mostarin lindor.

Kurse me të dëgjuar se dënimi i tij u rikonfirmua, ai iu drejtua gjykatësit se; “Sapo piva helmin”. /Indeksonline

Slobodan Praljak, center, enters the Yugoslav War Crimes Tribunal in The Hague, Netherlands, Wednesday, Nov. 29, 2017, to hear the verdict in the appeals case. A United Nations war crimes tribunal is handing down its last judgment, in an appeal by six Bosnian Croat political and military leaders who were convicted in 2013 of persecuting, expelling and murdering Muslims during Bosnia’s war. Wednesday’s hearing is the final case to be completed at the groundbreaking International Criminal Tribunal for the former Yugoslavia before it closes its doors next month. (Robin van Lonkhuijsen,Pool Photo via AP)

https://www.youtube.com/watch?v=AdQsDopZfS4

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme