Zëvendëskryeministri njëherësh ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli i cili po qëndron në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po vazhdon të takohet me zyrtarë të lartë në këtë shtet.
Pacolli ka thënë se bashkë me Ministrat e Jashtëm të shteteve fqinje dhe të rajonit kanë takuar Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Trump Gjeneralin H.R. McMaster, përcjell arbresh.info.
Postimi i plotë:
Në vazhdim të takimeve të nivelit të lartë gjatë vizitës time në SHBA, së bashku me Ministrat e Jashtëm të vendeve fqinje dhe ato nga rajoni takuam Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Trump, Gjeneralin H.R. McMaster, në Shtëpinë e Bardhë. ShBA do të mbetet e përkushtuar ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe do të rrisë edhe më shumë fokusimin dhe angazhimin e saj./arbresh.info.
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë