Granit Xhaka ka shkëlqyer në fitoren e thellë të “Topçinjve” mbrëmjen e së martës.
Futbollisti shqiptar, i cili nisi takimin nga minuta e parë dhe luajti deri në fishkëllimën e fundit, ka treguar klasin e tij në ndeshjen e xhiros së 14-të në Premierë Ligë kundër Huddersfieldit, shkruan portali arbresh.info.
Golat nga Alexandre Lacazette, Olivier Giroud (dy), Alexis Sanchez dhe Mesut Ozil i dhanë skuadrës së trajnerit Arsene Wenger një fitore të thellë me rezultat 5 me 0.
Performanca e reprezentuesit të Zvicrës në Emirates nuk ka kaluar pa u vërejtur nga tablodi britanik ‘DailyMail’ që në raportin e tyre për 10 gjërat që kemi mësuar nga ndeshjet e mesjavës në Premierë Ligë shkruan se Granit Xhaka ishte mjeshtër i pasimeve.
Ylli 25-vjeçar, i cili kaloi te “Topçinjtë” verën e vitit të kaluar, ka bërë gjithsej 114 pasime të sakta kundër Huddersfieldit të bashkëlojtarit të tij te kombëtarja e Zvicrës, Florent Hadergjonajt. Pas shpalosi në detaje kartonat e verdhë dhe të kuq që futbollisti ka marrë gjatë këtij sezoni dhe gjatë sezonit të kaluar, tablodi britanik vuri në pah gjithashtu numrin e pasimeve të sakta nga Xhaka.
“Një ndeshje e mirë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Të vazhdojmë me fitore”, ka shkruar Granit Xhaka në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram pas ndeshjes.
Xhaka, ashtu si Shkodran Mustafi, pritet të jenë startues edhe në derbin e së shtunës ndaj Manchester United të Jose Mourinhos./arbresh.info/
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...